Data:
22.11.2026.
Ora:
07:00
Info
MAYA Alpine Club organizon ecje malore drejt Majës së Strellcit (2,377 m), përmes itinerarit nga Bjeshka e Strellcit.
Kjo ngjitje ju çon në një prej pikave më panoramike të kësaj zone të Bjeshkëve të Nemuna, përmes terrenit malor dhe peizazheve karakteristike të kësaj periudhe të vitit.
Nga maja mund të shijoni pamje panoramike drejt Bjeshkëve të Nemuna, Dukagjinit, Gjeravicës, bjeshkëve të Junikut dhe Deçanit.
DETAJET E ECJES
Nisja: Ora 07:00, parkingu te Stacioni i Trenit, Prishtinë
Distanca: Rreth 10 km (vajtje-ardhje)
Disniveli pozitiv: Rreth 550 m
Vështirësia: E lehtë deri mesatare
Itinerari: Bjeshka e Strellcit – Maja e Strellcit – kthimi në pikën e nisjes
Një ndalesë me shije bjeshke!
Pas ngjitjes, gjatë kthimit, pjesëmarrësit do të ndalen në një stan tradicional të Bjeshkës së Strellcit, ku do të ketë kafe, çaj të ngrohtë dhe muzikë live me kitarë. Një mundësi për relaks, shoqëri dhe momente të bukura pas ecjes malore.
PAGESA DHE TRANSPORTI
Pagesa: 15 euro për pjesëmarrës
Transporti me vetura private: 10 euro
PAJISJET E NEVOJSHME
Këpucë malore, veshje të përshtatshme për kushtet atmosferike, xhaketë kundër erës dhe reshjeve, doreza, kapelë, syze dielli, ushqim dhe ujë për një ditë.
GUIDAT
Arben Tahiraj – @bentahiraj
Durim Tahirukaj – @durim.tahirukaj
Drenicë Zogaj – @drenicazogaj
REGJISTRIMI
Regjistrimi bëhet përmes inbox-it ose në numrin:
+383 49 178 595 (WhatsApp / Viber)
Vërejtje: Pjesëmarrësit janë të obliguar të ndjekin udhëzimet e guidave. Në rast të mosrespektimit të tyre, organizatori nuk mban përgjegjësi.