Data:
22.11.2026.
Ora:
07:00
Info
Këtë të diel, më 22 nëntor 2026, ju ftojmë në një ecje të mrekullueshme vjeshtore në një nga shtigjet më të bukura dhe më pak të eksploruara të zonës së Kukësit – Shtegun e Tërshenës!
Shtegu karakterizohet nga pamje fantastike të maleve dhe natyrës përreth. Gjatë ecjes kalojmë nëpër kanion, drejt monumentit natyror të Shkallës së Keqe, kullave të vjetra të Rrasës dhe mullirit me ujë.
Shtegu gjendet në Kukës, shumë afër kufirit me Kosovën, ndaj udhëtimi me autobus është i shkurtër.
Ecja është rreth 11 km, në lartësi mbidetare deri në 1,850 metra, dhe kurorëzohet me një panoramë të hapur të gjithë rajonit përreth.
Vështirësia: E lehtë.
Detajet për pjesëmarrësit
Nisja: 07:00, prapa Pallatit të Rinisë (ish-RTV21), Prishtinë.
Pjesëmarrësit nga komunat e tjera mund të bashkohen gjatë rrugës (ju lutemi të na njoftoni gjatë rezervimit):
Fushë Kosovë
Komoran
Arllat
Suharekë – dalja e autostradës
Prizren – Vrrini
Çmimi: 25 euro (përfshin transportin dhe guidën). Për ata që bashkohen me vetura private: 10 euro për person.
Rezervimet: 045 613 005 (Viber, WhatsApp apo thirrje) ose përmes inbox-it të faqes sonë.
Çfarë të merrni me vete?
Këpucë të përshtatshme për ecje malore, veshje të ngrohta, jakne kundër erës dhe shiut, kapelë dhe rroba rezervë.
Çantë shpine me ushqim për gjatë ditës, fruta të thata, çokollata dhe së paku 1.5 litra ujë.
Ejani ta shijojmë së bashku një të diel të bukur mes maleve dhe natyrës së Tërshenës!