Maja e Oshlakut - Hiking

Hiking & Nature

Gjilan
0.00 €
22/11
06:00 - 17:00

Përshkrimi

Data:
22.11.2026.

Ora:
06:00

Info

KAGJ ju fton të bëheni pjesë e ecjes së radhës, që do të organizohet më 22 nëntor 2026, në një nga zonat më mbresëlënëse të Kosovës, me majat e mbuluara nga bora përreth.

Malet e Sharrit

Syrinika – Oshlak – Prevallë

Lartësia maksimale: 2212 m/lmd

Kjo ekspeditë përfshin ecje dhe ngjitje alpine nëpër Prevallë, drejt Majës Syrinika – Oshlak, duke ofruar pamje magjepsëse 360°, reliev të egër malor dhe përjetim të pastër vjeshte me fillim dimëror në zemër të Sharrit.

Kurrizorja e Oshlakut është ndër kurrizoret më të gjata malore në Ballkan, me një gjatësi prej rreth 7 kilometrash, duke e bërë këtë zonë edhe më të veçantë për dashamirët e bjeshkëve.

Një aventurë ideale për dashamirët e natyrës dhe sfidave alpine – shoqëri e mirë, energji pozitive dhe përjetime që mbesin gjatë.

MAS ECJES – ZJARRI DHE BBQ

Pas ecjes nuk mbaron ekspedita! Do ta ndezim zjarrin dhe do të pjekim mish e suxhuk rreth zjarrit, secili sipas dëshirës.

Mishin e merr secili me vete, ndërsa zjarri, kënga dhe muhabeti janë prej nesh!

Rreth zjarrit, duke pjekur mish e suxhuk, kënga nuk ka me munguar!

Nisja drejt bjeshkëve të Sharrit:

Gjilan: Përballë Teatrit, në orën 06:30
Prishtinë: Te rrethi me flamur, në orën 07:20
Fushë Kosovë: Rreth orës 07:30
Ferizaj: Te rrethi në Bibaj, në orën 08:00
Lloji i transportit: Autobus

ÇMIMI: 12 euro

Personat që bashkëngjiten me vetura private: 7 euro për person dhe duhet të lajmërohen paraprakisht.

Duhet të konfirmoni pjesëmarrjen për shkak të vendeve të kufizuara në autobus!

Pajisjet e nevojshme: Këpucë të përshtatshme për bjeshkë, duksa, mbrojtëse, dorëza dhe pajisje të tjera për kohë të ftohtë.

Terreni: Ecja hyn në kategorinë e vështirësive mesatare dhe rekomandohet edhe për pjesëmarrësit fillestarë dhe grupe të ndryshme të adhuruesve të natyrës.

Ushqimi: Merrni me vete shujtë njëditore, si ujë, fruta, çokollatë dhe ushqime të tjera sipas dëshirës. Gjithashtu, mish ose suxhuk për t’i pjekur rreth zjarrit.

Kontakt:

Facebook dhe Instagram: KAGJ

Tel: +383 48 964 446

Welcome!