Data:
22.11.2026.
Ora:
07:00
Info
Mountain Tour ju fton këtë të diel, më 22 nëntor 2026, në aventurën e radhës drejt Grykës së Motinës, një prej destinacioneve më piktoreske të Alpeve Shqiptare, në Dragobi të Tropojës.
E formuar nga veprimtaria akullnajore dhe e rrethuar nga masivet madhështore alpine, Gryka e Motinës shquhet për natyrën e saj të egër, shpatet e thepisura dhe pyjet e dendura, ku ngjyrat e vjeshtës ndërthuren me gjelbërimin e pishave dhe majat e larta malore, duke krijuar peizazhe mbresëlënëse.
Përgjatë kësaj lugine rrjedh Lumi i Motinës, i cili gjarpëron mes pyjeve dhe shpateve malore, duke i dhënë këtij destinacioni një karakter të veçantë dhe bukuri të rrallë natyrore.
Një aventurë mes qetësisë, natyrës së paprekur dhe peizazheve madhështore të Alpeve Shqiptare, aty ku vjeshta shfaq gjithë magjinë e saj!
DETAJET E ECJES
Distanca: 9 km (vajtje-ardhje)
Kategoria: E lehtë deri mesatare, e përshtatshme edhe për fillestarë
Disniveli: 650 m
ÇFARË DUHET TË KENI ME VETE?
Këpucë malore
Veshje të përshtatshme për dimër
Llambë koke
Shkopinj ecjeje (opsionale)
Kapelë, doreza dhe syze dielli
Shujtë ditore dhe së paku 1.5 litra ujë
Ushqime dhe pije sipas dëshirës
Letërnjoftim biometrik ose pasaportë
NISJA – E DIEL, 22 NËNTOR 2026
Prishtinë – Stacioni i Trenit: 07:00
Gjakovë – te Market DINA-R: 08:45
TRANSPORTI DHE ÇMIMET
Me autobus: 20 euro për person
Me vetura private: 10 euro për person
Në çmim përfshihen transporti, guida dhe pjesëmarrja në grup.
REZERVIMET
SMS/Viber/WhatsApp: +383 49 309 000
Ose na shkruani në DM.
Afati i fundit për rezervim: e shtunë, ora 19:00.
Përgjegjësia fizike dhe psikologjike për pjesëmarrjen në aktivitet është individuale.
Mountain Tour rezervon të drejtën për të ndryshuar itinerarin, orarin ose programin e aktivitetit, në varësi të kushteve atmosferike, gjendjes së shtegut apo rrethanave të tjera të paparashikuara.