Maja e Hasanit - Hiking

Hiking & Nature

Prishtinë
0.00 €
22/11
07:00 - 17:00

Përshkrimi

Data:
22.11.2026.

Ora:
07:00

Info

Peak Hikers Club ju fton që këtë të diel, më 22 nëntor, të bëheni pjesë e ecjes së radhës në Rugovë, përkatësisht drejt Majës së Hasanit/Lipë (1,900 m), e cila ngrihet mbi qytetin e Pejës.

Maja e Hasanit është një majë e veçantë, me formacion karakteristik shkëmbor. Ecja përgjatë kurrizit të saj ofron adrenalinë dhe pamje të paharrueshme të Bjeshkëve të Rugovës.

Nga kjo majë mund të shijoni pamje mahnitëse të qytetit të Pejës dhe Rrafshit të Dukagjinit.

Ecja ka një gjatësi prej rreth 8 kilometrash (vajtje-ardhje), klasifikohet si e lehtë deri mesatare dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë.

Detajet e aktivitetit

Data: E diel, 22.11.2026

Vendi i nisjes: Ulpianë, Prishtinë, përballë INTEREX-it, afër QKUK-së, te barnatoret.

Ora e nisjes: 06:45

Transporti: Autobus

Gjatë rrugës do të kalojmë nëpër Lakrisht, Fushë Kosovë dhe Pejë, ku pritet të arrijmë rreth orës 08:30. Bjeshkatarët mund të na bashkohen edhe gjatë rrugës, në pikat e përshtatshme të ndalimit.

Kthimi në Prishtinë: Pritet rreth orës 19:00, por mund të ketë ndryshime në orar, pasi bëhet fjalë për një aktivitet malor. Ju lutemi ta keni parasysh këtë.

Udhëheqësit e aktivitetit

Aktiviteti udhëhiqet nga udhëheqës malorë të certifikuar – IML.

Guidat: @rinorkadria dhe @gjoni.marku.

Pajisjet e nevojshme

Këpucë mali ose këpucë të përshtatshme për ecje malore, veshje sportive, duks, dy bluza rezervë, kapelë, syze, doreza, çantë shpine, krem kundër diellit dhe aksesorë të tjerë që mund t'ju nevojiten gjatë ngjitjes.

Gjithashtu, merrni me vete ushqim për një ditë, së paku 1 litër ujë, fruta të thata, çokollata dhe ushqime të tjera sipas dëshirës.

Pagesa: 15 euro për person (transporti dhe pjesëmarrja). Për ata që bashkohen me vetura private, pagesa është 10 euro për person.

Rezervimet:
+383 48 888 212 (Viber, SMS, WhatsApp ose thirrje), si dhe përmes Messenger-it dhe Instagram-it.

Vërejtje të rëndësishme

Gjatë ngjitjes, pjesëmarrësit duhet t'u përmbahen rregullave dhe udhëzimeve të guidave. Për çdo nevojë apo paqartësi, duhet t'i kontaktojnë ata.

Nuk lejohet ecja përpara guidave.
Organizatorët nuk marrin përgjegjësi për lëndimet që mund të pësojnë personat që nuk i ndjekin udhëzimet e guidave.
Muzika duhet të dëgjohet vetëm përmes kufjeve.

Secili pjesëmarrës duhet të mbajë përgjegjësi për sigurinë e vet dhe të respektojë udhëzimet e organizatorëve.