Të bardhët - Festivali Teatrove

Kinema & Teatër

Ferizaj
0.00 €
07/09
19:00 - 21:00

Përshkrimi

Data:
07.09.2025.

Ora:
19:00

Info

Në një teatër gjysmë-profesional në Tulsa, Oklahoma, drejtori artistik i kahmotshëm i teatrit, Luis, është duke aktruar dhe bërë regjinë e “Mbretit Lir” të Shekspirit – një dramë që pak a shumë i ngjan “Cinderellas”, për një mbret që vendos të pensionohet dhe ua dhuron pronat dy prej tri të bijave të tij që ia plotësojnë dëshirat, sipas qejfit të tij.

Teksa të gjithë provojnë skena nga drama, ngriten dy çështje qendrore.

E para, për shkak se për rolet e motrave dinake të Kordelias, Luis ka zgjedhur aktore me ngjyrë, ndërkohë që Kordelia e mirë është e bardhë, Luis kujtohet se shfaqja që do të mbetet si shenjë e punës së tij, shumë lehtë mund të interpretohet si racistë.

A mund ta zëvendësojë Priscillën me një aktore me ngjyrë, pa rrezikuar që teatri i tij të konsiderohet si “i këndellur” në mes të një Shteti të Kuq. Dhe, si ballafaqohet Priscilla me mundësinë që të zëvendësohet nga një aktore tjetër për arsye plotësisht racore?