
Data:
Çdo ditë
Ora:
Prishtinë: 16:30
Prizren: 18:45
Info
Një “Whodunit” argëtues për gjithë të familjen.
Delet Detektive tregon jetën e bariut George Hardy (Hugh Jackman), i cili i do delet e tij dhe u lexon romane misterioze çdo natë.
Ajo që George nuk e di është se delet e tij jo vetëm që kuptojnë çdo komplot të ndërlikuar, por edhe debatojnë për orë të tëra mbi të provat, të udhëhequra nga një dele mendjemprehtë, zëri i së cilës bëhet nga Julia Louise-Dreyfus, Bryan Cranston, Patrick Stewart, Brett Goldstein dhe Regina Hall.
Kur George i tyre i dashur vdes në mënyrë të papritur, kopeja e kupton menjëherë se ky nuk është një aksident—është një rast i vërtetë! Me policin lokal krejtësisht të paaftë, delet guximtare arrijnë në përfundimin se duhet të lënë për herë të parë sigurinë e livadhit të tyre irlandez.
Misioni i tyre është të përdorin mençurinë kolektive për të zgjidhur çështjen dhe për të mbrojtur familjen e tyre.