
Data:
Çdo ditë
Ora:
Prishtinë: 17:30
Prizren: 17:30
Info
Një aventurë e ngrohtë dhe e këndshme vizatimore ndjek një palë atlete të veçanta – Tajin dhe Maksinën.
Ndërkohë që Taji ëndërron për sigurinë e kutisë së tij të rehatshme, Maksina dëshiron të përjetojë jetën në këmbët e njerëzve të vërtetë. Adoleshenti Edson i fiton në një lotari, por atletet shumë shpejt vidhen nga një koleksionist i fiksuar që i ndan gjatë një ikjeje dramatike nëpër Nju Jork.
Taji bashkohet me atleten e rrugës Xhej Bi për të gjetur Maksinën, ndërkohë që ajo tenton të çlirohet nga robëria luksoze dhe të kthehet tek pronari i saj i vërtetë.
Në një udhëtim plot sfida personale dhe ngjarje të pazakonta, Taji dhe Xhej Bija zbulojnë që gëzimi i vërtetë kërkon edhe përqafimin e dhhimbjes, pasi jeta është udhëtim, edhe kur je thjesht një atlete e vogël në një qytet të madh.