Përshkrimi

Data:
Çdo ditë

Ora: 
Prishtinë: 17:45, 20:00
Prizren: 19:00

Info

Michael është paraqitja kinematografike e jetës dhe trashëgimisë së njërit prej artistëe më me ndikim që ka njohur bota.

Filmi tregon historinë e jetës së Majkëll Xheksonit përtej muzikës, duke ndjekur udhëtimin e tij nga zbulimi i talentit të tij të jashtëzakonshëm si udhëheqës i Jackson Five, deri tek artisti vizionar ambicja kreative e të cilit i dha jetë një përpjekjeje të paepur për t’u bërë artisti më i madh në botë. Duke treguar jetën e tij jashtë skene dhe disa nga koncertet e tij më të famshme gjatë viteve të para të karrierës solo, filmi i ofron audiencës një pame nga afër dhe të paparë ndonjëherë të Majkëll Xheksonit. Këtu nis historia e tij.

Në filmin Michael luajnë Jaafar Jackson në debutimin e tij në filma të metrazhit të gjatë, Nia Long (Empire, filmat The Best Man ), Laura Harrier (BlacKkKlansman, Spider-Man: Homecoming) dhe Juliano Krue Valdi (The Loud House, Arco), me Miles Teller (Top Gun: Maverick, Whiplash) adhe dy herë kandidatin e çmimit Academy Award® Colman Domingo (Sing Sing, Rustin).

Me regji të Antoine Fuqua, regjisori fitues i çmimeve i filmave Training Day, Olympus Has Fallen dhe pantenoit The Equalizer , me skenar nga tre herë kandidati i çmimit Academy Award® nominee John Logan (Gladiator, The Aviator), filmi vjen nga producenti fitues i çmimit Academy Award® Graham King (The Departed, Bohemian Rhapsody), John Branca (producent ekzekutiv i This Is It, Thriller 40) dhe John McClain (producent ekzekutiv i This Is It, Michael Jackson Live at Wembley July 16, 1988).