Përshkrimi

Data:
Çdo ditë

Ora: 
Prishtinë: 15:30, 18:20, 21:00
Prizren: 19:45

Info

Legjenda kthehet. Dhe këtë herë – nuk do të mbetet e varrosur.

Pas ringjalljes që theu rekorde të sagës horror me “Evil Dead Rise”, skenaristi dhe regjisori Lee Cronin i rikthehet një prej historive më ikonike të frikës, duke sjellë një riinterpretim të guximshëm dhe të errët të “Mumia”.

Në qendër të filmit është historia e një familjeje, jeta e së cilës përmbyset papritur kur vajza e tyre e vogël Keiti, e cila u zhduk në mënyrë misterioze në shkretëtirë tetë vite më parë, kthehet papritur në shtëpi, por nuk është më e njëjta.

Ai që duhet të ishte një ribashkim i lumtur shndërrohet shpejt në një makth të gjallë dhe familja duhet të zbulojë çfarë ndodhi gjatë kohës që ajo ishte zhdukur.