
Data:
Çdo ditë
Ora:
Prishtinë: 15:20, 17:40, 20:00
Prizren: 17:30, 20:00
Info
Kosovë, 1997–1999. Në një vend të përfshirë nga lufta, pesë vëllezër përballen me një nga vendimet më të vështira të jetës: të qëndrojnë pranë nënës dhe familjes, apo t’i bashkohen luftës për lirinë e atdheut.
Të lidhur nga gjaku, dashuria dhe ideali i përbashkët, ata marrin vendimin për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas shtëpinë, ëndrrat dhe njerëzit më të dashur.
Në mes të betejave, humbjeve dhe frikës se mund të mos kthehen më, vëllazëria e tyre vihet vazhdimisht në provë. Çdo përballje me vdekjen ua kujton se liria ka një çmim të lartë dhe ua përforcon arsyen pse kanë zgjedhur të luftojnë.
Por, kur lufta i vë përballë zgjedhjeve mes jetës dhe sakrificës, ata kuptojnë se liria e atdheut mund të kërkojë sakrificën më të madhe: gjithçka që kanë.