
Data:
Çdo ditë
Ora:
Prishtinë: 19:00
Prizren: 19:00
Info
Brad Pitt luan në këtë thriller aksion emocionues të regjisorit David Iyer (“The Beekeeper”, “Fury”).
Një histori spektakolare mbijetese që feston lidhjen e pathyeshme mes njeriut dhe mikut të tij më besnik. Pas një rrëzimi katastrofik aeroplani, oficeri i forcave speciale James Belmont dhe qeni i tij ushtarak, Odin, mbeten të bllokuar në natyrën e egër dhe të pamëshirshme të Alaskës.
Pa ndihmë dhe larg çdo gjurme qytetërimi, ata detyrohen të përballen me kushtet e acarta, natyrën e egër dhe rreziqet që fshihen pas çdo peme.
Ndërsa luftojnë për mbijetesë, mes njeriut dhe shokut të tij besnik katërputrosh krijohet një lidhje edhe më e fortë, e cila bëhet çelësi i shpëtimit të tyre.
Heart of the Beast sjell një aventurë emocionuese dhe prekëse, ku guximi, besnikëria dhe instinkti për të mbijetuar janë armët e vetme kundër egërsisë së natyrës.