Përshkrimi

Data:
Çdo ditë

Ora: 
Prishtinë: 16:15, 18:30
Prizren: 18:30

Info

Ia vlen të luftosh për miqësinë më të mirë.

DreamWorks Animation, studioja që ju solli lidhjen e paharrueshme mes një djali dhe një dragoi në filmin How to Train Your Dragon, një gogoli dhe një gomari tek Shrek, dhe një roboti e një rosaku të egër në The Wild Robot, tani mirëpret një histori emocionuese dhe magjepsëse mes dy miqsh shumë të ngushtë që duhet tëbashkohen para se të ndahen në Forgotten Island.

Ndërsa festojnë natën e fundit bashkë, Xho dhe Raisa futen në një portal misterioz që i transporton në ishullin fantastik të Nakalit, i mbushur me krijesa magjike e mitologjike për të cilat kanë dëgjuar përralla teksa rriteshin, në familjet e tyre filipinase. Disa nga këto personazhe do të bëhen miq e disa armiq.

Bashkë me qenin-ujk miqësor por naiv, Rou (Dave Franco) dhe një grup të vogël por të fortë miqsh, Xho dhe Raisa duhet të përballen me Mananangalin e Tmerrashëm (Fituesja e çmimit Tony Lea Salonga), krijesën më të frikshme të ishullit. Kur mësojnë se kujtimet e gjithë miqësosisë së tyre janë çmimi për t’u kthyer në shtëpi, Xho dhe Raisa do të përpiqen të gjejnë një mënyrë për të ikur nga ishulli para se ta harrojnë përgjithmonë njëri-tjetrin.