
Data:
07.11.2026.
Ora:
20:00
Info
Akti i parë i kësaj ‘trilogjie’ shpërfaqë zellin e shoqërisë kosovare e cila me këmbëgulje mundohet që politikisht e kulturalisht të zhvendoset dhe të përshtatet në ‘civilizimin evropian’, ku beson se përket historikisht.
Mes paradokseve, konflikteve e pasigurisë, njerëz e kafshë të Kosovës mobilizohen për të plotësuar standardet që kërkohen, në mënyrë që Kosova të mund t’i bashkohet BE-së.
Akti i dytë, e zhvendos shqyrtimin, analizën e kritikën tek vetë Evropa, e cila në kulturën popullore njihet si ‘shtriga plakë’, apo ‘the old bitch gone in the teeth’, siç e ka quajtur Ezra Pound.
Traumat historike, konfliktet politike, kontradiktat, cinizmi, arroganca, e babilo-byrokracia e shpërfaqin Evropën siç është, përtej atij idealizimit naiv kosovar, por edhe përtej besimit se ajo mbështetet fort pas demokracisë e vlerave të cilat i proklamon.