Data:
25.07.2026.
Ora:
20:30
Info
“Rojtari i Vreshtave” është një shfaqje për fëmijë që zhvillohet në një vreshtë rrushi, ku një rojtar i moshuar dhe pasionant kujdeset me përkushtim për vreshtën e tij. Krenaria, serioziteti dhe mënyra e veçantë e tij për ta mbrojtur pasurinë krijojnë situata plot humor dhe befasi.
Në jetën e qetë të vreshtës shfaqet Rakuni, një djalë çapkën që herë pas here arrin t’i vjedhë kalaveshat e rrushit. Dinakëria e tij dhe naiviteti i rojtarit krijojnë momente komike, ndërsa Lajmëtari – një kukull argëtuese – hap dhe shoqëron shfaqjen me batuta dhe ndërveprim me fëmijët.