Qark i (pa)mbyllur burgjesh - Etno Fest

Kinema & Teatër

Prishtinë
0.00 €
09/08
20:00 - 23:00

Përshkrimi

Data:
09.08.2026.

Ora:
20:00

Info

Më 9 Gusht në Etno Fest ju ftojmë të ndiqni shfaqjen teatrore “Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh”, frymëzuar nga libri i Enver Dugollit, me regji të Yll Berisha dhe prodhuar nga mollaekuqeorg.

Kjo shfaqje sjell në skenë dëshmitë e të burgosurve politikë shqiptarë, duke rikthyer në kujtesë një nga kapitujt më të errët të historisë sonë.

Në përkujtim të Masakrës së Burgut të Dubravës, shfaqja ndërthur teatrin dokumentar me rrëfimet personale, duke i dhënë zë atyre që nuk duhet të harrohen.