Data:
26.07.2026.
Ora:
20:30
Info
MALL / LONGING është një performancë poetike dhe muzikore ku fjala, zëri, muzika dhe trupi ndërthuren në një udhëtim emocional mbi mallin, dashurinë, kujtesën dhe përkatësinë. Poezia dhe muzika dialogojnë, sfidojnë dhe plotësojnë njëra-tjetrën, duke krijuar një hapësirë skenike intime ku kufijtë mes recitimit, këngës dhe performancës fizike zhduken.
Shfaqja ndërton një mozaik poetik që bashkon autorë nga kultura dhe epoka të ndryshme, mes tyre Omar Khayyam, Teki Dervishi, Frederik Rreshpja, Ernest Koliqi, Jalaluddin Rumi, Charles Bukowski, Jorge Luis Borges dhe fragmente nga Mahabharata, të shoqëruara nga tradita muzikore shqiptare.
MALL / LONGING është një reflektim mbi dëshirën, mërgimin, kujtesën dhe nevojën universale të njeriut për t’u lidhur me tjetrin.