
Data:
11,12.06.2026.
Ora:
20:00
Info
Ndoshta e keni pa serialin Adolescence në Netflix. Ndoshta keni përjetu vetë skena bullizimi në shkollë apo në rrugë.
Por pak vepra e kanë trajtu aq thellë gjendjen emocionale të një fëmije brenda mureve të shkollës – dhe pasojat e rënda kur gjërat marrin kahje të gabueshme – sa shfaqja “Nyga e Gidionit” e autores Johnna Adams.
Ky rrëfim tronditës tash po vjen edhe në Prishtinë, me regji nga Hana Qena. Teatri Kombëtar i Kosovës po e mban mjaft të fshehtë konceptin autorial dhe përbërjen e kastit, duke e shtuar kurreshtjen rreth premierës që mbahet më 20 shkurt, në ora 20:00.
Krejt kjo lë me prit një shfaqje mbresëlënëse, që pritet me hap debat e me prek tema të ndjeshme për publikun.