Përshkrimi

Data:
Çdo ditë

Ora: 
Prishtinë: 18:10, 20:00, 22:00
Prizren: 20:00

Info

Tre miq ribashkohen pas tre vitesh. Ata vendosin ta sfidojnë fatin e tyre përmes një plani absurd.

Pas një sërë vendimesh të nxituara, udhëtimi i tyre shndërrohet në një përzierje komike drame dhe absurditeti.

Çdo personazh përballet me pasoja të pashmangshme, duke zbuluar se fati nuk mund të manipulohet pa u përballur me ligjin e karmës.

Filmi përfshin një numër të madh aktorësh të njohur të skenës dhe ekranit kosovar, ndër ta: Agron Shala, Labinot Lajçi, Xhemi Agaj, Agron Krasniqi, Ilir Prapashtica, Vedat Haxhiislami, Kumrije Hoxha, Bislim Muçaj, Melihate Qena, etj. duke krijuar një ansambël të fuqishëm artistik.

Projekti është realizuar nga Prolog Film L.L.C., në bashkëprodhim me G-On Film Production, dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.