
Data:
Çdo ditë
Ora:
Prishtinë: 21:30
Prizren: --------
Info
Kur një vëlla dhe një motër mbërrijnë në shtëpinë e izoluar të kujdestares së tyre të re, besojnë se më në fund po u buzëqesh një mundësi e re për jetë.
Por pas një fasade të qetë fshihet një sekret i tmerrshëm – një ritual i lashtë që fshin kufijtë mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.
Ndërsa dukuritë të pashpjegueshme bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe realiteti fillon të thyhet nën peshën e një tmerri të pashprehshëm, dy fëmijët duhet të zbulojnë të vërtetën përpara se të bëhen pjesë e një rituali nga i cili nuk ka kthim.
Filmi nga regjisorët që kanë ripërcaktuar tregimin bashkëkohor të zhanrit, KTHEHU TEK UNË eksploron temat e pikëllimit, obsesionit dhe sakrificës – dhe shtron pyetjen: sa larg jemi të gatshëm të shkojmë për ata që i duam?