Jam unë ajo - Teatri i Gjilanit

Kinema & Teatër

Gjilan
0.00 €
21/10
21:00 - 23:00

Përshkrimi

Data:
21.11.2025.

Ora:
20:00

Info

Dija dhe Vesa, dy gra të ndara nga realitete të ndryshme, por të lidhura nga e njëjta barrë e padukshme: depresioni pas lindjes. Përmes tyre zbërthehet një histori që nuk është thjesht personale, por një klithmë kolektive.

Në errësirën e brendshme ku përzihen ndjenja faji dhe paaftësie, ato ballafaqohen me një botë që u refuzon të drejtën për të qenë të thyeshme.

Shfaqja eksploron një plagë sociale që fshihet pas buzëqeshjeve të rreme dhe pritshmërive të pashpirt.

Në një sistem ku “nënat janë heroinat e heshtura,” ky rrëfim i guximshëm nuk pyet për leje – ai sfidon tabutë dhe i detyron të gjithë të shohin atë që duan të injorojnë.

Aktorë: Tringa Hasani dhe Semira Latifi
Skenografia: Bekim Korça
Kostumografe: Njomëza Luci
Koreografia: Gjergj Prevazi
Kompozitor: Tomor Kuçi
Dizajner i ndriçimit: Burim Baftiu