
Data:
14.09.2026.
Ora:
19:00
Info
Galeria Qahili hap ekspozitën “E errët asht nata”, të artistit dhe profesorit të Akademisë, Mehmet Behluli. Ekspozita është kuruar nga Dren Maliqi.
Bëhet fjalë për një ekspozitë të njërit prej pionierëve të artit bashkëkohor, e cila sjell në fokus dashninë, dhimbjen, kujtesën dhe shpresën – duke reflektuar mbi “vendin ku jetojmë dhe atë që ende presim të bëhet më mirë”.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 25 shtator 2026.