
Data:
08.09.2026.
Ora:
19:00
Info
Galeria e Arteve në Prishtinë, në bashkëpunim me platformën qytetare “Liria Ka Emër”, çel më 8 shtator ekspozitën e fotografit të mirënjohur Visar Kryeziu, me titull “Ditari i një fotografi të luftës”.
Përmes fotografisë, ekspozita rikthen kujtesën, dëshmitë dhe pamjet e një periudhe historike që nuk duhet të harrohet. Fotografitë e Kryeziut sjellin një rrëfim vizual për kohën e luftës dhe përjetimet e saj, duke ruajtur dëshmi të rëndësishme për historinë tonë.
Ekspozita i kushtohet luftës së UÇK-së dhe synon të shërbejë si dëshmi e historisë së Kosovës, por edhe si mesazh mbështetjeje për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.