
Data:
03.09.2026.
Ora:
19:00
Info
Në Kuartin e Artistëve në Ulpianë po vjen një ekspozitë me fotografi njëqindvjeçare nga një arkiv fotografik që rikthen pamje të Prishtinës historike dhe jetën e qytetit gjatë shekullit të kaluar.
Në vitin 1928, fotografi Rexhep Rakovica nisi të dokumentonte përmes fotografisë njerëzit, portretet dhe përditshmërinë e qytetit. Punimet e realizuara prej tij rreth një shekull më parë, sot marrin një tjetër dimension, duke u shndërruar në dëshmi të rëndësishme vizuale të një periudhe të historisë së Prishtinës.
Përtej vlerës së tyre artistike, fotografitë ofrojnë një vështrim të rrallë mbi njerëzit, veshjet, hapësirat dhe jetën urbane të kryeqytetit të asaj kohe.
Ekspozita hapet më 3 shtator në Kuartin e Artistëve në Ulpianë.