
Data:
01.09.2026.
Ora:
19:00
Info
Remzije Lloga, artiste nga Struga që jeton dhe punon në Prishtinë, pas studimeve për art në Perugia të Italisë, vjen me ekspozitën e saj personale më 1 shtator në Han.
E inspiruar nga lëvizja e trupave drejt njëri-tjetrit, ekspozita trajton mallin për tjetrin, afërsinë dhe kërkimin për lidhje, duke u ndalur te përkatësia fizike dhe emocionale.
Përmes punëve të saj, Lloga eksploron mënyrat se si trupi bëhet hapësirë e dëshirës, kujtesës dhe lidhjes me tjetrin.