
Data:
07.08.2025.
Ora:
19:00
Info
Në ekspozitën e tij të parë personale në Kosovë, artisti vizual Kemil Bekteshi merr thramin si pikënisje për me reflektuar mbi punën dhe migrimin.
Ky reflektim buron nga një vend thellësisht personal: baba i tij, Ruzmir Bekteshi, është bukëpjekës, puna e të cilit ka mundësuar rrugëtimin artistik të Kemilit. Ekspozita “I avashtë dhe i pandalshëm” prezanton një seri instalacionesh në proces, të realizume nga struktura çeliku, nga të cilat brumi rritet ngadalë, në heshtje.
Metali i ftohtë, industrial dhe steril, një standard i kuzhinave profesionale, shndërrohet në kornizë për diçka të butë, të ngrohtë dhe të gjallë.
Brumi vazhdon me fryer në vetvete, duje e transformuar instalacionin gjatë kohëzgjatjes së ekspozitës.
Kështu, instalacionet e Kemilit e nxjerrin në pah procesin e ngadaltë e të akumulum që formëson jetën në diasporë: këmbënguljen ndër breza, kujdesin dhe qëndrueshmërinë.