Data:
27.09.2026.
Ora:
07:00
Info
Këtë të diel, 27 shtator 2026, ju ftojmë të bashkëngjiteni në ecjen në Bjeshkët e Rugovës – Maja e Hajlës, 2,403 metra mbi nivelin e detit.
Shtegu karakterizohet me terren të hapur dhe pamje fantastike, prej nga shihen Bjeshkët e Sharrit, Alpet Shqiptare, Rrafshi i Dukagjinit, Liqeni i Dukagjinit etj.
Qëndrimi në natyrë planifikohet të jetë 6-7 orë, ndërsa shtegu kategorizohet si i lehtë deri mesatar për nga vështirësia, i rrethuar me pamje piktoreske.
Detajet për pjesëmarrësit
Rezervimet: Mund t’i bëni përmes telefonit në 045 613 005 (Viber, WhatsApp ose thirrje) ose në inbox të faqes sonë.
Çmimi për pjesëmarrje është 15 euro me autobus dhe 10 euro për ata që vijnë me vetura.
Nisja: E diel, 27 shtator 2026, nga parkingu prapa Pallatit të Rinisë (përballë ish-RTV21), Prishtinë, në orën 07:00.
Përgjatë rrugës mund të marrim alpinistë edhe nga komunat e tjera, përkatësisht:
Fushë Kosovë
Komoran
Klinë
Pejë
Na njoftoni gjatë rezervimit.
Moti këtë të diel pritet të jetë me diell, duke mundësuar pamje të bukura dhe një ecje të këndshme.
Çfarë të merrni me vete: Çizme ose atlete të përshtatshme për ngjitje, dy maica për t’i ndërruar pas djersitjes, duks dhe xhaketë. Rekomandohen edhe syze dielli dhe krem mbrojtës SPF. Me vete duhet të keni çantë shpine me ushqim ditor, fruta ose çokollata dhe ujë.