
Data:
06.11.2026.
Ora:
19:00
Info
Teatri i qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren do të bëhet sërish pikëtakim i teatrit bashkëkohor ndërkombëtar. Nga 6 deri më 8 nëntor 2026, do të mbahet edicioni i radhës i Kosovo Theatre Showcase, me temën “Me dekontaminu kulturën”.
I organizuar nga Qendra Multimedia, festivali do të rikthehet për të dytin vit radhazi në Teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu”, duke mbledhur artistë, regjisorë, dramaturgë, kritikë dhe profesionistë të teatrit nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.
Programi përfshin punëtori, konferenca, diskutime me panelistë ndërkombëtarë dhe shfaqje teatrore, duke krijuar mundësi për shkëmbim artistik, dialog dhe bashkëpunime të reja.
Në mesin e folësve dhe panelistëve të konfirmuar janë emra të njohur të skenës ndërkombëtare, si Mark Ravenhill, Sebastian Nübling, Mattias Andersson, Oliver Frljić, Giannina Carbunariu, Andrej Nosov, Data Tavadze dhe Natasha Tripney.
Kosovo Theatre Showcase synon të ofrojë një platformë për prezantimin e teatrit bashkëkohor dhe diskutimin e zhvillimeve, sfidave dhe perspektivave të tij në një kontekst ndërkombëtar.