
Data:
01.11.2026.
Ora:
20:00
Info
Konferenca më e madhe muzikore në Ballkan do të zgjasë gjatë gjithë javës, duke sjellë në Prishtinë një program të larmishëm me koncerte, DJ sets, flea market dhe panele diskutimi.
Mes artistëve që do të performojnë është edhe Elina Duni, e cila do të mbajë koncert më 4 nëntor.
Në kuadër të programit, Arlinda do të marrë pjesë në panelin e organizatës zvicerano-kosovare “Better Together Movement”, e cila ka krijuar platformën ThisisKosova.Art, një hapësirë online ku muzikantët dhe profesionistët e industrisë mund të regjistrohen, të krijojnë lidhje dhe të zhvillojnë bashkëpunime.
Paneli do të mbahet të premten, më 6 nëntor, në hapësirat e Deep Space Prishtina, në ish-Shtëpinë e Mallrave “Gërmia”, duke filluar nga ora 17:45.
Diskutimi do të zhvillohet rreth temës: “Si mund ta çojmë skenën muzikore kosovare në skenën ndërkombëtare?”, duke synuar të trajtojë mundësitë dhe sfidat e promovimit të muzikës kosovare përtej kufijve.