Maja e Licit - Hiking

Hiking & Nature

Prishtinë
0.00 €
31/10
07:00 - 19:00

Përshkrimi

Data:
31.10.2026.

Ora:
07:00

Info

Këtë të shtunë (31 tetor) rikthehemi në Rugovën e bukur, kësaj radhe për të eksploruar Majën e Licit!

Një ecje e këndshme mes pyjeve dhe peizazheve vjeshtore, me pamje fantastike drejt Grykës së Rugovës dhe Liqenatit.

Ecja kategorizohet si e lehtë/mesme, me rreth tri orë ecje deri në majë. Shtegu kalon mes natyrës së bukur të Rugovës, duke na ofruar një përvojë të këndshme dhe relaksuese.

Detajet për pjesëmarrësit

Rezervimet:
045 632 004 (Viber, WhatsApp ose thirrje), apo në inbox të faqes sonë.

Çmimi:

15 euro me autobus
10 euro me veturë personale
Nisja: E shtunë, 31 tetor, prapa Pallatit të Rinisë (përballë ish-RTV21), Prishtinë.

Ora: 07:00

Gjatë rrugës mund të marrim pjesëmarrës edhe nga:

Fushë Kosovë
Sllatinë
Komoran
Arllat
Klinë
Pejë
(Ju lutemi, na lajmëroni gjatë rezervimit.)

Çfarë duhet të merrni me vete?

Këpucë të përshtatshme për ecje
Xhaketë dhe duks të ngrohtë
Bluzë rezervë
Kapelë dhe doreza
Syze dielli
Ujë
Ushqim për ditën dhe ushqime të lehta
Çantë shpine
Shoqëri e mirë, ajër i pastër dhe ngjyrat më të bukura të vjeshtës!