Qafa e Valbonës - Hiking

Hiking & Nature

Prishtinë
0.00 €
01/11
07:00 - 18:00

Përshkrimi

Data:
01.11.2026.

Ora:
07:00

Info

Këtë të diel (1 nëntor), vizitojmë zemrën e Alpeve Shqiptare – Luginën e Valbonës!

Në këtë periudhë, Valbona shndërrohet në një pikturë të gjallë, ku ngjyrat e arta të vjeshtës kombinohen me pishat e larta halore. Këtë pamje do ta shijojmë nga lart, pasi të ngjitemi në Qafën e Valbonës.

Ecja kategorizohet si e lehtë/mesatare dhe përfshin rreth 13 km shteg, në të dy drejtimet. Gjatë rrugës ka edhe disa pika, si Simoni Caffe, ku ata që nuk dëshirojnë të ngjiten deri në Qafën e Valbonës mund të ndalen e ta shijojnë natyrën, derisa t’i marrim gjatë kthimit.

Detajet për pjesëmarrësit

Rezervimet:
045 613 005 (WhatsApp / Viber / thirrje) ose në inbox

Çmimi:
25 € me autobus
10 € për person me vetura private

Nisja:
E diel, 1 nëntor 2026
Ora 07:00
Parkingu prapa Pallatit të Rinisë (ish-RTV21)

Mund të bashkoheni edhe gjatë rrugës (ju lutemi, na njoftoni gjatë rezervimit):

Fushë Kosovë
Komoran
Suharekë
Prizren
Gjakovë
Çka të merrni me vete?

Këpucë të përshtatshme për hiking
Xhaketë dhe dy maica për ndërrim
Kapele dhe dorëza
Syze dielli dhe krem mbrojtës SPF
Ushqim për gjatë ditës, ushqime të lehta dhe fruta
Të paktën 1.5 litra ujë