Data:
24.10.2026.
Ora:
07:00
Info
Kosovo Hiking Club ju fton që këtë të shtunë, 24 tetor, ta kalojmë së bashku në Qafën e Vërtopit, një nga destinacionet e bukura të Sharrit, në bjeshkët e Opojës.
E vendosur në zonën malore të Zaplluxhës, Qafa e Vërtopit ofron pamje spektakolare të vargmaleve të Sharrit, peizazhe alpine dhe ngjyra të mrekullueshme vjeshtore.
Shtegu kalon përmes livadheve malore dhe peizazheve të bukura, ndërsa nga qafa na pret një panoramë mbresëlënëse 360 gradë mbi majat përreth.
Ecja është e vështirësisë së lehtë/mesme, me gjatësi rreth 9 kilometra gjithsej (vajtje-ardhje), e përshtatshme edhe për fillestarët me kondicion bazik fizik.
Detajet për pjesëmarrësit
Rezervimet: 045 632 004 (Viber, WhatsApp ose thirrje), si dhe në inbox të faqes.
Pagesa:
15 euro për person me transport të organizuar me autobus.
10 euro për person me veturë personale.
Pagesa bëhet ditën e ecjes, në autobus.
Nisja:
- Prishtinë – ora 07:00, prapa Pallatit të Rinisë (ish-RTV21).
Gjatë rrugës mund të marrim pjesëmarrës nga Fushë Kosova, Komorani, Arllati, Malisheva, Suhareka dhe Prizreni.
Çfarë duhet të merrni me vete?
Këpucë të përshtatshme për ecje malore, rroba të ngrohta, xhaketë kundër erës, ujë të mjaftueshëm (2 litra), ushqim ditor dhe ushqime të lehta për gjatë ecjes.