Maja e Ahmicës - Hiking

Hiking & Nature

Prishtinë
0.00 €
25/10
06:00 - 17:00

Përshkrimi

Data:
25.10.2026.

Ora:
07:00

Info

Kosovo Hiking Club ju fton që këtë të diel, 25 tetor, të ngjitemi së bashku drejt Majës së Ahmicës, në zemër të Bjeshkëve të Rugovës.

Shtegu nis nga Shtupeqi i Madh dhe kalon përmes pyjeve e livadheve alpine, mes ngjyrave të arta të vjeshtës. Nga maja na pret një panoramë fantastike mbi Hajlën, masivin e Rusolisë dhe malet përreth, deri pranë kufirit me Malin e Zi.

Lartësia: 2272 m Distanca: 14 km gjithsej Vështirësia: e lehtë/mesatare

———

Detajet për pjesëmarrësit

Rezervimet: 045 613 005 (Viber, WhatsApp ose thirrje) Ose në inbox të faqes sonë.

Çmimi:

15 € me autobus
10 € me veturë personale
Nisja: E diel, 25 tetor, nga parkingu prapa Pallatit të Rinisë (përballë ish-RTV21), Prishtinë. Ora: 07:00

Gjatë rrugës mund të marrim pjesëmarrës edhe nga:

Fushë Kosova
Sllatina
Komorani
Arllati
Klina
Peja
Ju lutemi, na lajmëroni gjatë rezervimit.

———

Çfarë ju duhet me vete

Këpucë të përshtatshme për ecje
Xhaketë dhe duks të ngrohtë
Bluzë rezervë
Kapele dhe doreza
Syze dielli dhe krem mbrojtës nga dielli (SPF)
Ujë
Ushqim ditor dhe ushqime të lehta
Çantë shpine