Data:
18.10.2026.
Ora:
07:00
Info
Aventura e radhës na çon në zemër të Alpeve Shqiptare, drejt Qafës së Rosit dhe panoramës magjike të Valbonës!
Kosovo Hiking Club ju fton të dielën, më 18 tetor, të përjetojmë së bashku një nga ecjet më të bukura në Valbonë, mes maleve madhështore, ngjyrave të vjeshtës dhe pamjeve që të lënë pa fjalë.
Ecja jonë fillon mbi fshatin Kukaj dhe vazhdon drejt Qafës së Rosit, ku na presin pamje spektakolare të masivit të Zhaborreve dhe majave përreth Valbonës. Një destinacion i veçantë, ku çdo hap na zbulon një panoramë edhe më të bukur të Alpeve Shqiptare.
E bukura e kësaj ecjeje është se mund të shijohet edhe nga fillestarët!
Pjesëmarrësit që preferojnë një ecje më të lehtë mund të ndalen te Stani, të pushojnë dhe të shijojnë natyrën dhe panoramën e Valbonës, ndërsa ata që dëshirojnë më shumë aventurë mund të vazhdojnë ngjitjen deri në Qafën e Rosit.
Ecja e plotë është rreth 12 km gjithsej, me disnivel rreth 700 m. Konsiderohet me vështirësi mesatare, ndërsa pjesa deri te Stani është alternativë më e lehtë për fillestarët.
Detajet për pjesëmarrësit
Rezervimet
Përmes Instagramit dhe Facebook-ut
Numri i kontaktit: 045 613 005 (WhatsApp/Viber)
Pagesa
25 euro për person me autobus
10 euro për person me veturë private
Nisja
Prishtinë, të dielën, më 18 tetor, në orën 07:00, nga parkingu prapa Pallatit të Rinisë (ish-RTV21).
Pjesëmarrësit nga komunat e tjera mund të bashkohen gjatë rrugës. Ju lutemi, na njoftoni gjatë rezervimit për vendin ku dëshironi të hipni.
Fushë Kosovë
Komoran
Arllat
Suharekë
Prizren
Gjakovë
Çfarë duhet të merrni me vete?
Këpucë të përshtatshme për ecje malore, dy bluza për ndërrim, duks, xhaketë të ngrohtë, kapelë, syze dielli dhe krem mbrojtës SPF.
Merrni me vete një çantë shpine me ujë, ushqim për ditën, pemë ose çokollata. Për shkak të temperaturave të vjeshtës, rekomandohet edhe veshje shtesë për të ftohtin.
Për shkak të kalimit të kufirit, duhet të keni me vete pasaportën ose letërnjoftimin e vlefshëm.
Dhe, si gjithmonë, merrni me vete energjinë e mirë, shoqërinë dhe dashurinë për natyrën!