Data:
17.10.2026.
Ora:
07:00
Info
Kosovo Hiking Club ju fton që këtë të shtunë, 17 tetor, ta ngjisim së bashku majën më të lartë të Kosovës, Gjeravicën (2656 m), një nga destinacionet më madhështore të Alpeve Shqiptare.
Shtegu kalon përmes livadheve alpine, burimeve malore dhe panoramave spektakolare që shtrihen deri në horizont. Në këtë periudhë të vitit, ngjyrat e vjeshtës i japin një bukuri të veçantë peizazhit të Bjeshkëve të Nemuna.
Gjatë rrugës kalojmë pranë Liqenit të Gjeravicës, një nga liqenet më të bukura akullnajore në Kosovë, ndërsa nga maja na pret një panoramë 360° mbi Bjeshkët e Nemuna dhe majat më të larta të rajonit.
Shtegu është rreth 15 km gjithsej dhe ka vështirësi mesatare. Ata që nuk dëshirojnë të vazhdojnë deri në majë, mund të pushojnë te liqenet. Një aventurë e paharrueshme për të gjithë adhuruesit e natyrës dhe bjeshkëve!
Detajet për pjesëmarrësit
Nisja
Prishtinë – 07:00 (parkingu prapa Pallatit të Rinisë, ish-RTV21)
Pjesëmarrësit nga komunat e tjera mund të bashkohen gjatë rrugës. Ju lutemi, na njoftoni gjatë rezervimit.
Fushë Kosovë
Komoran
Arllat
Klinë
Junik
Pagesa
15 euro për person – transport me autobus
10 euro për person – me veturë personale
Rezervimet
Përmes Instagramit dhe Facebook-ut (DM)
Numri i kontaktit: 045 632 004 (WhatsApp/Viber)
Rekomandohet të merrni me vete
Syze dielli, kapele dhe krem mbrojtës SPF
Këpucë të përshtatshme për ecje malore
Të paktën 1.5 litra ujë
Ushqim për ditën dhe mesvakte
Xhaketë të ngrohtë dhe kundër erës
Doreza dhe veshje me shtresa për temperaturat e tetorit