
Data:
26.09.2026.
Ora:
16:30
Info
Në kuadër të “Shkollës Feministe të Ri-imagjinimit”, Indefinite Institute, në partneritet me Social Space for Deconstruction (SSD), organizon aktivitetin përmbyllës “Ri-imagjinimi Feminist: Ekspozitë Poetiko-Performative dhe Panel Diskutimi”.
Aktiviteti do të sjellë një ekspozitë poetiko-performative që ndërthur poezinë, performancën, interpretimin dhe muzikën si forma të shprehjes, reflektimit dhe imagjinimit kolektiv.
Pas ekspozitës do të mbahet edhe një panel diskutimi, i moderuar nga Mirishahe Sylaj, hulumtuese, poete dhe aktiviste feministe. Në panel do të marrin pjesë poetja, autorja dhe aktivistja Bleta Qehaja, poeti, autori dhe gazetari Arbër Selmani, si dhe aktorja Rebeka Qena.
Aktiviteti mbahet më 26 shtator, nga ora 16:30, në ish-Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” – CNP, në Prishtinë.