8 Ujëvarat e Kajmanit - Hiking

Hiking & Nature

Prishtinë
0.00 €
13/09
07:00 - 20:00

Përshkrimi

Data:
13.09.2026.

Ora:
07:00

Info

Këtë të diel, 13 shtator, vizitojmë shtegun fantastik që përfshin 8 ujëvara përrallore përgjatë pyllit që ngjan me xhunglën e filmave të Disney. Fjala është për fshatin Kamjan në Maqedoni, i cili është mjaft afër për të kaluar një ditë të bukur në natyrë dhe për t’u kthyer në Prishtinë para orës 18:00.

Ecja është e lehtë, me rreth 4 km për drejtim, me pauza të mjaftueshme në secilën ujëvarë, përgjatë shtegut të gjelbër. Kamjani është rreth dy orë larg nga Prishtina, kështu që nuk do të kalojmë shumë kohë në rrugë.

Detajet për pjesëmarrës:

Rezervimet: Mund t’i bëni përmes telefonit në 045 613 005 (Viber, WhatsApp apo thirrje) ose në inbox të faqes sonë.

Nisja: Të dielën, 13 shtator, në orën 07:00, nga parkingu prapa Pallatit të Rinisë (përballë ish-RTV21), Prishtinë.

Fushë Kosovë: 07:10

Ferizaj: 07:40 te HIB Bibaj

Çmimi për pjesëmarrje: 25 euro për person për ata që vijnë me autobus, ndërsa 10 euro për ata që vijnë me vetura.

Rrobat: Këpucë të rehatshme për ecje, dy maica për t’i ndërruar pas djersitjes, duks ose xhaketë, kapele, syze për diell dhe SPF.

Çantë shpine me ushqim ditor, pemë ose çokollatë dhe ujë.

Për shkak të kalimit të kufirit, me vete duhet të keni letërnjoftimin ose pasaportën. Patenta e shoferit nuk lejohet.