Meteora - Hiking

Hiking & Nature

Prishtinë
0.00 €
12/09 - 14/09
04:00 - 20:00

Përshkrimi

Data:
12.08.2026.

Ora:
04:00

Info

Kosovo Hiking Club ju fton në ekspeditën dyditore, më 12–13 shtator, në Meteora, Thesali të Greqisë.

Meteora njihet për bukuritë e saj mistike, ku natyra dhe historia ndërthuren në mënyrë të veçantë.

Formacionet gjeologjike e bëjnë këtë vend unik, me shkëmbinj të formësuar nga natyra për miliona vite, mbi të cilët janë ndërtuar manastire që nga shekulli XIV. Sot, Meteora është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Itinerari

Dita 1 – 12 shtator

Nisja nga Prishtina në orën 04:00 me autobus komod, me pushime gjatë rrugës. Arritja në Kalambaka gjatë pasdites.

Pas akomodimit në hotel, pjesëmarrësit do të kenë kohë të lirë për të shëtitur në qytet, për të vizituar qytetin e vjetër me ndërtesat historike greke, për të shijuar ushqimin tradicional në taverna dhe për të përdorur pishinën e hotelit.

Dita 2 – 13 shtator

Pas mëngjesit në hotel, fillon eksplorimi i Meteorës. Shtegu kalon nëpër korridoret e lashta të formacioneve monolite, pranë manastireve dhe shpellave të eremitëve, si dhe përmes Kalambakës dhe Kastrakit.

Ecja do të jetë rreth 12 kilometra, në një shteg të lehtë që ofron pamje mbresëlënëse të peizazhit të Meteorës.

Kthimi për në Prishtinë bëhet në orën 16:00.

Detajet për pjesëmarrësit

Rezervimet: 045 613 005 (Viber, WhatsApp ose thirrje) ose përmes inbox-it të faqes sonë.

Nisja: 12 shtator, ora 05:00, nga parkingu prapa Pallatit të Rinisë, përballë ish-RTV21, Prishtinë.

Kthimi: 13 shtator

Çmimi për pjesëmarrje: 115 €

Në çmim përfshihen: organizimi, guida, transporti, akomodimi në hotel, mëngjesi, përdorimi i pishinës dhe fotografitë.

Transporti: autobus komod.

Me rastin e rezervimit bëhet pagesa totale.

Akomodimi bëhet në hotel, ndërsa dhomat përcaktohen sipas preferencave të pjesëmarrësve.