
Data:
11.09.2026.
Ora:
20:00
Info
Të premten, qendra kulturore Defy Them, në Bregun e Diellit, shndërrohet në një vatër të vërtetë të metaleve të rënda. Për një natë me energji maksimale, skena do t’i bashkojë tri bende të fuqishme të skenës lokale.
Në skenë do të ngjiten Frisson, me Death Metal, Vëllezërit Mllefi, me Sludge Metal, dhe Frekuenca, me Alt Rock.
Një mbrëmje e dedikuar muzikës së rëndë, zhurmës, energjisë dhe skenës alternative vendore.