Përshkrimi

Data:
Çdo ditë

Ora: 
Prishtinë: 17:15, 20:30
Prizren: 17:00, 20:15

Info

Me rastin e 25-vjetorit të filmit, kinematë do të sjellin për një javë të veçantë në ekranin e madh filmin legjendar “Harry Potter dhe Guri Filozofal”.

Përjetoni edhe një herë fillimin e aventurës së paharrueshme magjike, zbuloni Hogwarts-in dhe rijetoni historinë që përcaktoi një brez të tërë – tani sërish në ekranin e madh.

“Harry Potter dhe Guri Filozofal” është filmi i parë i serisë ikonë për magjistarin e ri Harry Potter. Filmi ndjek mbërritjen e Harry-t në Hogwarts, njohjen e tij me botën e magjisë dhe miqësinë me Ron Uezlin dhe Hermionë Greinxher.

Së bashku, ata zbulojnë misterin e Gurit Filozofal dhe përballen me sfidat e tyre të para të mëdha.