Data:
24.07.2026.
Ora:
18:00
Info
Nga 24 korriku deri më 2 gusht, edicioni i katërt i festivalit të librit organizuar nga Libraria Dukagjini zbarkon në Albi Mall në Gjilan, duke sjellë të njëjtën përvojë unike për lexuesit e qytetit dhe më gjerë.
Për dhjetë ditë me radhë, vizitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një përzgjedhje e gjerë librash me zbritje speciale deri në 50%, duke pasuruar bibliotekën e tyre personale me tituj nga zhanre të ndryshme, në çmime më të favorshme se kurrë.
Kjo është gjithashtu koha ideale për të zgjedhur librin që do t'ju shoqërojë gjatë pushimeve verore, qoftë një bestseller, një klasik i letërsisë apo një libër për fëmijë.