Panairi i Librit "Prizreni 2026"

Të tjera

Prizren
0.00 €
29/07 - 02/08
20:00 - 23:00

Përshkrimi

Data:
29.07.2026.

Ora:
20:00

Info

Nga 29 korriku deri më 2 gusht 2026, në hapësirën e Sheshit të Lidhjes në Prizren, do të mbahet Edicioni i XVIII-të i Panairit të Librit, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore që i kushtohet librit, leximit dhe promovimit të kulturës.

Ceremonia solemne e hapjes së panairit do të mbahet më 29 korrik 2026, në ora 20:00, në hapësirën e Kejit, përballë Xhamisë së Sinan Pashës në Prizren.

Edicioni i sivjetmë do të mbledhë së bashku shtëpi botuese dhe librari nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat do të prezantojnë para publikut titujt më të rinj dhe botimet më të përzgjedhura nga fusha të ndryshme të letërsisë, shkencës, historisë, artit, kulturës dhe literaturës për fëmijë.

Gjatë pesë ditëve të panairit, vizitorët do të kenë mundësi të njihen me botime të reja, të takojnë autorë dhe krijues, si dhe të jenë pjesë e një programi të pasur kulturor. Çdo mbrëmje do të organizohen promovime librash, takime me autorë, biseda letrare dhe aktivitete të tjera kulturore, duke krijuar një hapësirë të hapur për komunikim ndërmjet shkrimtarëve, botuesve dhe lexuesve.

Panairi i Librit në Prizren tashmë është shndërruar në një traditë të rëndësishme kulturore, duke kontribuar në afirmimin e librit dhe në kultivimin e kulturës së leximit në qytetin historik të Prizrenit.