
Data:
03.08.2026.
Ora:
20:00
Info
Nga trashëgimia shqiptare në një produksion të përmasave botërore!
Vendim Kapaj, një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës tradicionale shqiptare, vjen në Etno Fest më 3 gusht.
Fakti që tingulli i instrumenteve të tij është pjesë e kolonës zanore të filmit “The Odyssey”, nën regjinë e Christopher Nolan, është një sukses i jashtëzakonshëm për artistin dhe për kulturën shqiptare.
Një natë që bashkon traditën, mjeshtërinë dhe krenarinë tonë kulturore.