
Data:
13.05.2026.
Ora:
20:00
Info
BB Poqi është emër që ka shënuar 40 vjet në skenën e rock’n’rollit në Kosovë.
Ka performuar gjatë viteve 1980 nëpër salla sportive, në kohë jo fort të lehta; ka performuar në kafeteri e podrume ilegale gjatë viteve 1990, edhe më të vështira; ka performuar pas luftës dhe vazhdon ende të performojë — tash me një koncert të madh në Klan Arena, më 13 maj.
Në skenë do të jenë edhe ikona të tjera, prej Babukës e tutje. Old but gold…