
Data:
05.05.2026.
Ora:
19:30
Info
Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës, një ansambël që mishëron traditën e shkëlqyer polake të muzikës së dhomës.
Më 5 maj 2026, në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, katër muzikantë të shquar të Filharmonisë së Krakovës — Joanna Konarzewska, Zuzanna Frankiewicz, Jan Czyżewski dhe Martyna Sołtys — do të interpretojnë dy kryevepra të muzikës polake për kuartet harkor: Kuartetin Harkor nr. 3 të Grażyna Bacewicz dhe Kuartetin Harkor nr. 2, op. 42, të Władysław Żeleński.