
Data:
15.01.2026.
Ora:
19:00
Info
Kemi shkruar shpesh për ngjarjet në qendrën simpatike Lavjerr’s, si dhe për aktivitetet e Galerisë Dada në Prishtinë, por këtë javë vjen një bashkëpunim i veçantë mes këtyre dy hapësirave alternative të artit dhe kulturës në kryeqytet.
Me këtë rast, artistë të njohur kosovarë, pjesë e koleksionit të Galerisë Dada të Genc Rodiqit, do t’i ekspozojnë punimet e tyre në Lavjerr’s nga 15 janari deri më 6 shkurt 2026.
Hapja e ekspozitës do të mbahet më 15 janar, në ora 19:00.