
Data:
5-8.11.2025.
Ora:
18:00
Info
Një ekspozitë intriguese me tre piktorë shqiptarë nga Mali i Zi hapet më 5 nëntor, në ora 18:00, në Galerinë e Fakultetit të Arteve.
Fjala është për Bilal Nikezin, Naser Hasan dhe Edin Kapplanin, të cilët përthekojnë një gamë të gjerë shprehjesh vizuale.
Arti i shqiptarëve të Malit të Zi, tash e shumë dekada, ka arritur në majat e shprehjes artistike, si në Kosovë ashtu edhe më gjerë – ndaj ia vlen patjetër të vizitohet.
Për t’u parë:
🎬 Premiera e filmit “Ka me kalu”
📍 Qendra e Artit “Agimi”, Tiranë
🗓 8 nëntor, ora 19:00
Miqtë tanë në Qendrën e Artit “Agimi” po sjellin një film shqiptar me shumë elemente kosovare, me titull “Ka me kalu”, nga aktorja dhe regjisorja Flonja Kodheli, ku luan edhe Ilire Vinca.
Shfaqja realizohet në kuadër të programit “12 1/2”, të dedikuar regjisorëve të rinj dhe të pavarur.