
Data:
31.10.2025.
Ora:
19:00
Info
Ngjyra qëndron në qendër të praktikës artistike të Gemb Xerxës, duke u shndërruar në mjet kujtese, vëzhgimi dhe përjetimi estetik.
Në çdo cikël të punës së tij, pavarësisht temave shoqërore që trajton, ngjyra bëhet mënyrë për të matur ritmin e përditshmërisë dhe për të dokumentuar ndryshimin.
Punimet në këtë ekspozitë reflektojnë peizazhin e qytetit: fasadat, rrugët, sheshet, gjelbërimin (ato pak që e kemi), reklamat dhe modelet e veshjeve – të gjitha së bashku formojnë një koreografi të përhershme drite e ngjyre.
Ekspozita hapet më 31 tetor, në ora 19:00, në Galerinë Qahili.