Data:
6-10.10.2025.
Ora:
17:00
Info
Nuk ka shpesh ekspozita të koleksionarëve privatë në Kosovë, por qendra e porsahapur e artit në Ulpianë sjell një ekspozitë kolektive, ku ndërrmaresi kosovar Rasim Merlaku prezanton një pjesë të koleksionit të tij me vepra nga tre artistë të gjeneratës së re të pasluftës: Jakup Ferri, Jeton Gusia dhe Arian Berisha.
Ekspozita e hapur deri më 10 tetor, ofron një pasqyrë të gjallë të pikturës bashkëkohore kosovare përmes dialogut mes stileve, ngjyrave dhe vizioneve të tri artistëve koxha urban që ndërthuren në koleksionin personal të Merlakut.