Data:
10.10.2025.
Ora:
19:00
Info
Në një rrjet marrëdhëniesh të ndërlikuara mes natyrës dhe shoqërisë, artistet Luiza Thaqi dhe Lena Violetta Leitner eksplorojnë realitete post-njerëzore ku toka, koha, lumenjtë dhe kujtesa bëhen bashkë-krijues të së tashmes dhe së ardhmes.
Instalacioni i Luizës përshkon rrugët e kujtesës përmes tokës që nuk është kurrë statike — fragmente që lëvizin, mbajnë histori, dhe rigjenerohen në mënyrë të vazhdueshme. E frymëzuar nga mendimi i Bruno Latour, ajo na fton të mendojmë ekologjinë si një sistem të ndërlidhur, ku çdo gjest rezonon në të gjitha rrjetet e jetës.
Violetta sjell në vëmendje lumenjtë e varrosur të Prishtinës – Vellushën dhe Prishtevkën – përmes një parashikimi spekulativ të motit që përzien mitin, kujtesën dhe urgjencën klimatike. Zëri i Vellushës, nga nëntoka, rikthen historitë e harruara dhe sfidon heshtjen urbane.